“Kjo nuk është lamtumirë” -Stresi paralajmëron pauzë nga muzika

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka bërë të ditur se do të marrë një pauzë nga muzika, pas publikimit të disa këngëve të tij, të cilat, sipas tij, kanë mbetur të bllokuara për arsye teknike.

Përmes një postimi në Instagram, Stresi ka njoftuar fansat se këngët do të publikohen sonte në orën 19:00, ndërsa më pas do t’i përkushtohet disa projekteve të tjera profesionale.

“Pas këtyre publikimeve do të marr një pauzë nga muzika për një periudhë. Jo sepse kam mbaruar së thëni atë që kam për të thënë, por sepse kam disa projekte të tjera profesionale ku dua të përqendrohem dhe t’u jap gjithë energjinë time”, ka shkruar ai.

Reperi ka shfrytëzuar rastin për t’i falënderuar fansat, kolegët, por edhe kritikët, të cilët, sipas tij, kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij artistik.

“Kam kaluar shumë gjëra në këtë rrugë. Kam rënë, jam ngritur, kam humbur njerëz, kam fituar njerëz, por një gjë nuk ka ndryshuar kurrë: respekti dhe dashnia për ata që më kanë qëndruar pranë”, ka deklaruar Stresi.

Në fund, ai ka bërë të qartë se largimi i tij nga muzika nuk është përfundimtar, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit.

“Kjo nuk është lamtumirë. Thjesht po marr pak kohë për të ndërtuar diçka tjetër. Do të shihemi shumë shpejt. Dhe kur të kthehem, do të kem akoma më shumë për t’ju thënë”, ka përfunduar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit