Musliu: Mashtruesve u doli boja, VV-ja sot firmosi se është bllokuese e institucioneve

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV) se është përgjegjëse për bllokadën institucionale në vend.


Musliu ka thënë se për tre muaj VV-ja ka bërë, sipas saj, propagandë, duke fajësuar të tjerët për bllokadën dhe duke ua atribuar atyre dështimin e saj.

“Mashtuesve u doli boja!”, ka shkruar Musliu në një postim në rrjetet sociale.


Ajo ka pretenduar se zhvillimet e sotme në Kuvend kanë zbuluar atë që e ka cilësuar si “skemën bllokuese” të VV-së.

“Tre muaj me radhë VV-ja bëri propagandë, shpiku fajtorë për bllokadë dhe ua hodhi të tjerëve dështimin e vet. Sot, para gjithë Kosovës, e zbuluan vetë skemën e tyre bllokuese”, ka deklaruar Musliu.

Sipas saj, situata e krijuar tashmë nuk përbën vetëm dështim politik, por edhe “hipokrizi politike”.


“Sot propaganda u përplas me realitetin dhe VV-ja mbeti pa alibi”, ka shkruar deputetja e PDK-së.

Në fund, Musliu ka akuzuar VV-në se me veprimet e sotme ka dëshmuar se është përgjegjëse për bllokimin e institucioneve.


“VV firmosi sot se ata janë bllokuesit e institucioneve dhe pengmarrësit e shtetit”, ka përfunduar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit