Kurti për deklaratën e Simiqit: Nuk e lexoi ashtu siç e kishte dorëzuar me shkrim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar deklaratën e deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ajo ishte në shpërputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.


Kurti tha se propozimi i dorëzuar me shkrim nga Simiq ishte hartuar në përputhje me Kushtetutën, por, sipas tij, deputeti nuk e kishte lexuar atë në Kuvend në të njëjtën formë.

“Siç e tha kryetarja e Kuvendit, deklarata e përfaqësuesit të Listës Serbe ishte në shpërputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ishte në shpërputhje me betimin që e ka bërë. Për mua ishte e çuditshme pse ai nuk e lexoi saktësisht siç e ka deponuar me shkrim propozimin për Sllavko Simiqin”, ka thënë Kurti.


Ai ka shtuar se dokumenti i dorëzuar me shkrim ishte në përputhje me Kushtetutën, ndërsa përmbajtja e deklaratës së lexuar në Kuvend, sipas tij, nuk ishte.

“Propozimin që ka deponuar e ka shkruar në përputhje me Kushtetutën, por atë që e deklaroi ishte në shpërputhje”, ka deklaruar Kurti.

Më tej, Kurti e ka lidhur deklaratën e Simiqit me varrimin e Ratko Mlladiqit, duke thënë se deputeti mund të jetë ndikuar nga ajo që ai e cilësoi si “eufori”.


“Kjo mund të jetë edhe në kuadër të euforisë së tij nga varrimi i Ratko Mlladiqit, të komandantit dhe gjeneralit që masakroi boshnjakët në Srebrenicë, që u nderua nga shteti serb dhe Kisha Ortodokse Serbe”, ka thënë Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit