Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka dalë kundër qëndrimit të partisë, që të votohet kushdo që e propozon për kryetar të Kuvendit Lëvizja Vetëvendosje.
Zemaj para mediave, para seancës konstituive, ka thënë se s’do të votojnë pro zgjidhjes së kryetarit të Kuvendit, nëse emri propozohet nga VV’ja.
“S’ka pasë ndonjë ndryshim të atij vendimi, ndërsa jo nuk do të votojmë as këdo, as pro zgjidhjes së kryetarit të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka deklaruar për media Zemaj.
Mbrëmë, nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, deklaroi se do të votojnë këdo që propozohet për kryetar të Kuvendit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.








