Vedat Bajrami mbështet marshin e 12 shtatorit: Për ata që ishin të gatshëm me dhanë jetën për lirinë e popullit

Aktori i njohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një mesazhi, Bajrami ka kujtuar rolin dhe sakrificën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve të luftës për liri, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në marsh.

“Për ata që ishin të gatshëm me dhanë jetën për lirinë e popullit, për ata që ne i pamë si shpresë në vitet e robërisë. Marshojmë më 12 shtator në orën 14:00 në sheshin ‘Skënderbeu’, marshojmë për lirinë e tyre. Se liria ka veç një emër, UÇK!”, ka shkruar Bajrami.

Thirrja e aktorit i është bashkuar mbështetjes së gjerë që po vjen nga artistë, figura publike, veteranë, familje të dëshmorëve, biznese dhe qytetarë për “Marshin për Liri”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit