Rrahja ndaj Edit, Prokuroria kërkon arrest me burg për Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku dhe Kristjan Nikollin, të dyshuar për përfshirjen në dhunimin e 26-vjeçarit Eduard Kuçi.

Burime bëjnë me dije për Top Channel, se prokurori i çështjes ka dorëzuar këtë të hënë në Dhomën Penale të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës kërkesën për caktimin e masës “arrest me burg” për të dyshuarit.

Marku dhe Nikolli janë ndaluar nga Policia e Tiranës në kuadër të hetimeve për ngjarjen. Jozefin Marku dyshohet për disa vepra penale dhe ndaj tij rëndon akuza për “Heqjen e paligjshme të lirisë”, ndërsa katër akuzat e tjera janë ende në verifikim.

Ndërkohë, Kristjan Nikolli, sipas hetimeve të policisë, dyshohet se ka drejtuar automjetin tip “Land Rover” që është përdorur gjatë ngjarjes. Përveç veprave penale që lidhen me dhunimin e Kuçit, ndaj tij rëndojnë edhe akuzat për “Përkrahjen e autorit të krimit” dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, bombave ose minave dhe të municionit”.

Gjatë kontrollit të banesës së Nikollit, policia ka sekuestruar një sasi municioni, ndërsa është sekuestruar edhe automjeti “Land Rover”, i dyshuar se është përdorur në ngjarje.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Marku dhe Nikolli dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë dhunuar Eduard Kuçin, me pretendimin se 26-vjeçari kishte fyer Jozefin Markun në rrjetet sociale.

Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe A. H., 48 vjeç, dhe K. V., 27 vjeç. Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në ngjarje.

Tashmë pritet vendimi i gjykatës për masën e sigurisë. Sipas procedurës, seanca pritet të zhvillohet brenda 48 orëve nga paraqitja e kërkesës së Prokurorisë dhe do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit