Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, e cila pritet të mbahet më 9 shtator.
Hamza e ka bërë këtë të ditur pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së dhe Grupit Parlamentar, duke thënë se partia e tij do të jetë e pranishme në seancë.
Ai ka shprehur shpresën se kjo thirrje do të çojë drejt konstituimit të Kuvendit, duke uruar që vazhdimi i seancës të mos përfundojë pa rezultat dhe që Kuvendi të arrijë të konstituohet.








