Rasti i kapitanit të NjSO-ve, mësohet identiteti i policit që u suspendua nga detyra

Polici special Edon Mexhuani u suspendua sot nga detyra me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Mexhuani dyshohet për keqtrajtimin e njërit prej dy të dyshurve për sulmin fizik ndaj kapitanit të Njësive Speciale Operative, Besart Ahmeti, i cili ndodhi të dielën.


Ahmeti u sulmua në parkingun e një qendre tregtare në Komunën e Graçanicës nga dy persona.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, bëri të ditur se në lidhje me gjithë incidentin janë nën hetim tre persona.


Sipas saj, Besart Ahmeti dyshohet për “Kanosje”, ndërsa E.M. për “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe A.A. për “Sulm”.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të incidentit dhe përcaktimin e përgjegjësisë së secilit person të përfshirë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit