Gashi s’tërhiqet prej akuzave ndaj Rashiqit: Për këto punë ka edhe procesverbale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, i ka reaguar ministrit në detyrë, Nenad Rashiq, pasi ky i fundit i mohoi pretendimet se ka deklaruar se “shqiptarët janë terroristë”.


Gashi me anë të një postimi në ‘Facebook’ tha se gjithçka çka deklaroi është e vërtetë dhe se për këtë gjë ka edhe procesverbale, shkruan Insajderi.

“Krejt çka kam thënë është e vërtetë. Po ta kujtoj një pjesë: vetë ke treguar, në një takim jashtë Kosovës me përfaqësues të organizatave të rëndësishme — nuk po i përmend për hir të konfidencialitetit — për rastin e djalit tënd të mitur dhe lëndimin e dorës së tij. Të thosha se integrimi është i mundur. Më vjen mirë që je bindur se Policia e Kosovës u shërben të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”, ka deklaruar ndër të tjera ai.


““Por të përgëzoj që tash e ke kuptuar se ke qenë gabim. Për këto punë ka edhe procesverbale”, vijon deklarimin Gashi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit