Picula për Mladiqin: Glorifikimi i tij kërcënim për stabilitetin e rajonit, përmend edhe Kosovën

Eurodeputeti dhe i dërguari i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ka kritikuar ashpër glorifikimin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mladiq, duke e cilësuar atë si të papajtueshëm me vlerat evropiane dhe si një kërcënim për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për gazetën malazeze Pobjeda, Picula tha se Mladiq vdiq duke vuajtur dënimin e përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, duke theksuar se kjo është një “fakt juridik dhe moral” që nuk duhet të rishkruhet.

Sipas tij, zhvillimet në Serbi dhe në Republikën Srpska pas vdekjes së Mladiqit tregojnë se nuk është bërë transformimi i nevojshëm i brendshëm që nga përfundimi i luftërave të viteve ’90.

“Glorifikimi i Mladiqit nuk është vetëm çështje morale. Është edhe një kërcënim i kamufluar dobët për stabilitetin e rajonit dhe një sinjal i qartë se ku qëndron në të vërtetë udhëheqja serbe në raport me vlerat evropiane”, tha Picula.

Ai u shpreh kritik edhe ndaj qëndrimit të autoriteteve në Beograd, duke thënë se sulmet ndaj vendimit të Tribunalit të Hagës dëshmojnë se regjimi serb vazhdon ta trajtojë Mladiqin si “hero të pafajshëm”, dhe jo si kriminel lufte.

Picula paralajmëroi se reagimi i Brukselit ndaj përfshirjes së autoriteteve serbe në ceremonitë për Mladiqin duhet të jetë adekuat, veçanërisht në një kohë kur politika e zgjerimit të BE-së pritet të jetë më e rreptë ndaj vendeve kandidate që shpërfillin vlerat themelore të Unionit.

Në intervistë, Picula theksoi se pasojat e glorifikimit të Mladiqit nuk kufizohen vetëm te Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, por prekin edhe marrëdhëniet në të gjithë Ballkanin Perëndimor.


Ai përmendi në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe Kosovën, duke thënë se rajoni ende nuk i ka përthithur të gjitha pasojat e veprimeve serbe të viteve ’90 ndaj Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës.

Sipas tij, zhvillimet rreth varrimit të Mladiqit dhe glorifikimi i figurës së tij mund të kenë pasoja në marrëdhëniet rajonale dhe në procesin e pajtimit.

Picula tha gjithashtu se ideologjia e të ashtuquajturit “botë serbe” është plotësisht e papajtueshme me vlerat e integrimit evropian.

“Promovimi i një politike të tillë dhe glorifikimi i kriminelëve që ishin zbatues në terren është destruktiv”, deklaroi ai.

Ai shtoi se shumica e qytetarëve në Mal të Zi, sipas bindjes së tij, nuk e mbështesin këtë politikë dhe janë të vetëdijshëm për pasojat e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit