“Sapo ishte regjistruar në shkollën e mjekësisë” – Latifi për vdekjen e 16-vjeçarit: Një jetë e re, e ndërprerë shumë herët

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur ngushëllime për familjen Gashi pas vdekjes tragjike të 16-vjeçarit, Blenis Gashi nga Fortesa.

Përmes një postimi në Facebook, Latifi ka shprehur dhimbjen për humbjen e të riut, duke theksuar se Blenisi sapo ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë dhe kishte ëndrra e plane për të ardhmen.

“Një jetë e re, e ndërprerë shumë herët”, ka shkruar Latifi.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Gashi, të afërmve, shokëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur 16-vjeçarin.

“Ngushëlloj përzemërsisht familjen Gashi, të afërmit, shokët dhe të gjithë ata që e njohën Blenisin! Blenisi, pushoftë në paqe!”, ka shkruar Latifi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit