Deputeti nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq, është i pranishëm në sallën e gjykimit ku po mbahet seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit.
Rashiq po e përcjell nga afër seancën ndaj Shehollit, i cili akuzohet për spiunazh.
Gjatë deklarimit rreth fajësisë, Sheholli e ka mohuar akuzën e Prokurorisë.
“Jam plotësisht i pafajshëm”, ka deklaruar ai para gjykatës.








