Ky është polici, djemtë e të cilit dyshohen se sulmuan kapitenin Besart Ahmeti para bashkëshortes dhe dy fëmijëve – edhe ai u intervistua si i dyshuar

Detaje të reja po dalin nga incidenti i djeshëm në parkingun e Prishtina Mall, ku kapiteni i Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, dyshohet se është sulmuar nga dy persona, në prani të bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, ndërsa burimet bëjnë të ditur se dy personat që dyshohen për sulmin ndaj kapitenit Ahmeti janë djemtë e zyrtarit policor Reshat Aliu.

Gazeta sjell fotografinë e Reshat Aliut, zyrtarit policor emri i të cilit tashmë është përfshirë drejtpërdrejt në rast, jo për vetë sulmin, por për atë që dyshohet se ka ndodhur më pas në Stacionin Policor në Graçanicë.

Sipas informacioneve pasi djemtë e tij ishin shoqëruar në Polici lidhur me incidentin, Aliu dyshohet se ka shkuar në Stacionin Policor në Graçanicë i uniformuar dhe i armatosur.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë qëndrimit atje ai dyshohet se ka ndërhyrë në punën e zyrtarëve policorë që po merreshin me rastin e djemve të tij.

Pikërisht për shkak të këtyre veprimeve, Reshat Aliu është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa rrethanat e ndërhyrjes së tij janë bërë pjesë e trajtimit të rastit.

Në gjithë këtë ngjarje është përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa pritet që veprimet e mëtejshme hetimore të sqarojnë si rrethanat e sulmit të dyshuar ndaj kapitenit Ahmeti, ashtu edhe veprimet e zyrtarit policor pas shoqërimit të djemve të tij.

Besart Ahmeti dyshohet se është sulmuar dje rreth orës 13:40 në parkingun e Prishtina Mall, derisa ndodhej aty me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Motivi i sulmit nuk është bërë i ditur deri më tani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit