Kjo ndodhi në Beograd për shkak të shqiptarit të Kosovës, i drejtohen Moskës

Mendësia shoviniste serbe shpesh shkon aq larg, sa vështirë të besohet se deri ku mund të arrijë.

Këtë herë, në shënjestër të saj është vënë edhe futbollisti i njohur shqiptar nga Republika e Kosovës, Mirlind Daku.

Shovinizmi serb duket se nuk mund ta pranojë faktin që një shqiptar nga Kosova po tregon formë të lartë në futboll.

Për këtë arsye, ndaj tij vazhdojnë provokimet dhe sulmet verbale.

Tifozët famëkeq të “Delije” vazhdojnë të shfaqin nervozizëm, duke mos e pranuar faktin se Mirlind Daku është pjesë e Spartak Moskës.

“Tifozët e Zvezdës heshtën “klubin vëlla”: Mesazh brutal i “Delijeve” për shkak të shqiptarit!”, shkarravit media e afër me kuzhinën e Beogradit, “Veçernj Novosti”.

Ky skandal ndodhi në ndeshjen e sotme në Marakanë mes Cërvena Zvezdës dhe Partizanit.,

“Megjithatë, tifozët e Zvezdës patën një mesazh edhe për Spartakun e Moskës, i cili konsiderohet klub vëlla sa i përket grupeve të tifozëve.

Shkak për këtë reagim ishte vendimi i drejtuesve të klubit nga Moska për të transferuar futbollistin shqiptar Mirlind Daku, 28-vjeçar, një lëvizje që nuk është pritur mirë nga “Delijet”. Ky është mesazhi: ‘“Shqiptari në klub – turp për Spartakun’”, shkarravit media serbe.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit