Këngëtari i njohur, Gjesti, dhe DJ Gimbo kanë kaluar së bashku një pjesë të ditës, duke ndarë me ndjekësit edhe disa momente nga shëtitja e tyre me veturë.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, dyshja shfaqet në një atmosferë të këndshme të shoqëruar nga muzika, ndërsa Gjesti u drejtohet ndjekësve me një urim për një ditë sa më të mirë.
“Uroj të keni një ditë sa më të mirë. Zoti ju ruajt”, dëgjohet të thotë Gjesti në video, ndërsa DJ Gimbo e miraton mesazhin dhe i bashkohet urimit për ndjekësit, duke thënë: “E diel e këndshme”.








