Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka njoftuar për vdekjen e Jakup Imerit, kryetar i nëndegës së PDK-së në Shipol.
Behrami shkruan se “në tri palë zgjedhjet e fundit, Jakupi na kishte pritur në shtëpinë e tij, si mbështetës i palëkundur i PDK-së dhe i Hashim Thaçit”.
“Është edhe më e dhimbshme që vetëm nentë ditë nuk arriti ta presë kthimin e Hashim Thaçit nga Haga, të cilin aq shumë e kishte mbështetur. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Behrami.








