I rrethuar nga policia, publikohen pamjet gjatë arrestimit të Mossit

Njësitet policore kanë arrestuar sot reperin Gramos Krasniqi, i njohur si Mossi.

Ai u kap nga ekipet e rendit në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Reperi u shoqërua nga njësitet drejt stacionit policor. Ndërkaq, vetura e tij, e tipit “BMW”, u sekuestrua.

Bëhet e ditur se arrestimi i tij ka ndodhur pasi gjatë kontrollit është kapur me armë zjarri, ndërkohë që ai ishte shpallur në shënjestër të forcave të rendit për shkak të një videoje të publikuar ditë më parë në rrjetet sociale, ku dyshohet se kishte kërcënuar Policinë e Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit