E rëndë: Nuk u mbijetoi plagëve, vdes Ismet Alimusaj pas aksidentit në Loxhë të Pejës

Ismet Alimusaj nga Strellci i Deçanit, i cili ishte aksidentuar më 18 gusht në fshatin Loxhë të Pejës, ka ndërruar jetë sot në një spital në Shkup.

Lajmin për vdekjen e njërit prej personave të aksidentuar e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot, më 5 shtator 2026, Policia është informuar se një person, i cili ishte aksidentuar më 18 gusht në fshatin Loxhë, ka ndërruar jetë në një spital në Shkup. Trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, deklaroi Rugova.


Rrethanat në të cilat kishte ndodhur aksidenti po hetohen nga organet kompetente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit