Hamza paralajmëron “fazë të re” të veprimit: PDK-ja nuk do ta pranojë shkeljen e Kushtetutës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka paralajmëruar se kjo parti do të nisë një fazë të re të veprimit për rikthimin e ligjshmërisë dhe rendit kushtetues në vend.

Në një deklaratë për media nga salla e Kuvendit, Hamza tha se situata e krijuar nuk përbën vetëm një përplasje politike ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje apo ndërmjet tij dhe Albin Kurtit.

“Kjo që ka ndodhur nuk është një mosmarrëveshje e thjeshtë politike. Është konflikt mes një mënyre autoritare të ushtrimit të pushtetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.

Hamza theksoi se pushteti nuk mund t’i trajtojë Kushtetutën, vendimet e gjykatave dhe obligimet institucionale në bazë të interesave politike.

Sipas tij, institucionet duhet t’i zbatojnë vendimet gjyqësore edhe kur ato nuk u përshtaten partive në pushtet.


“Kur Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës konstaton se deputeti nuk mund ta ushtrojë njëkohësisht edhe funksionin e ministrit, nuk mund të sillesh sikur gjykata nuk ka folur”, tha Hamza.

Duke folur për vazhdimin e seancës konstituive, të thirrur për 9 shtator, ai deklaroi se Kuvendi nuk mund të presë derisa një parti t’i përfundojë kalkulimet e saj politike.

Kreu i PDK-së paralajmëroi ndërmarrjen e veprimeve konkrete, duke thënë se partia e tij do t’i përdorë të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale për rikthimin e ligjshmërisë.

“Ne kemi kërkuar që ligjshmëria të respektohet. Nga sot, do të veprojmë që ligjshmëria të rikthehet”, përfundoi Hamza.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit