Pacolli: Më gëzoi lajmi nga Gjykata, shtetit po i mbrohen 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se ka fituar një betejë të radhës gjyqësore ndaj cenuesve të pronave të tij.

Siç ka bërë të ditur UP-ja, Gjykata Themelore e Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë ka vendosur masë sigurie për mbi 68 ari tokë në zonën e fakulteteve teknike.

Lidhur me këtë, ka reaguar ministrja e Mjedisit, Fitore Paclli.

“Mbrohet prona publike e Universitetit të Prishtinës!

​Më gëzon shumë lajmi se Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masë sigurie për një hapësirë mbi 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike, për të cilën kishte pasur përpjekje për tjetërsim. Me këtë vendim, prona publike e Universitetit të Prishtinës po mbrohet nga rreziku i tjetërsimit.

​Kjo çështje është ngritur dhe trajtuar në kuadër të punës së Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, nën udhëheqjen time si kryetare e këtij komisioni dhe me mbështetjen e kolegëve të tjerë deputetë. Kontributi i secilit deputet ka qenë shumë i vlefshëm në adresimin e kësaj çështjeje, e sidomos puna dhe angazhimi i ish-deputetit Milazim Salijaj, me të cilin kemi kërkuar që pretendimet dhe dyshimet lidhur me këtë pronë të hetohen dhe të trajtohen nga institucionet kompetente.

​Vendosja e masës së sigurisë për këtë pronë mbi 68 ari është një hap i rëndësishëm në mbrojtje të pasurisë publike.

​I gëzohem këtij zhvillimi dhe do të vazhdoj të angazhohem që pronat publike të mbrohen me ligj dhe me përgjegjësi institucionale”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit