Pas deklaratës së Elijonës, e cila konfirmoi publikisht se marrëdhënia e saj me Klodin po kalon një periudhë të vështirë, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit në rrjetin social X.
Elijona kishte pranuar se çifti po përballet me probleme, duke theksuar se çdo lidhje ka krisjet dhe vështirësitë e veta.
Ajo u kërkoi ndjekësve që të mos kërkojnë fajtor dhe të tregohen të kujdesshëm edhe ndaj Klodit.
Pas kësaj, Klodi reagoi publikisht, duke e mbështetur Elijonën për sinqeritetin e treguar.
“Ju lutem, vlerësojeni Elin për sinqeritetin. Unë nuk jam zhdukur, jam ende online edhe 2 ditë. Ju lutem, mos filloni të sulmoni pa asnjë arsye”, ka shkruar ai.
Reagimi i tij vjen pasi një ditë më parë kishte njoftuar se do të shkëputej nga rrjetet sociale për 10 ditë, për shkak të angazhimit në një projekt të ri pune.
Deklaratat e dyshes vijnë në një moment delikat për marrëdhënien e tyre, ndërsa të dy kanë kërkuar mirëkuptim nga ndjekësit.








