Edi Kuçi intervistohet nga Policia pas përplasjes me Jozin

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Edi Kuçi, është intervistuar pasditen e sotme nga Policia e Kosovës, pas përplasjes me Jozefin Markun.

Intervistimi i Kuçit është bërë në kuadër të rastit për të cilin Prokuroria Themelore në Pejë ka ndërmarrë veprime gjatë ditës së sotme.

Prokurori kujdestar, me vetiniciativë, ka hapur rast penal ndaj Jozefin Markut, nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi.

“Po, mund ta konfirmoj që është intervistuar sot”, ka deklaruar Nikqi.

Rasti lidhet me përplasjen mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova, e cila ditët e fundit ka marrë vëmendje të madhe në publik dhe në rrjetet sociale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit