Kush janë 35 ish-zyrtarët serbë të akuzuar për masakrën në Prekaz

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 35 ish-zyrtarëve, komandantëve dhe pjesëtarëve të strukturave serbe të sigurisë për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë sulmit ndaj familjes Jashari në Prekaz.

Aktakuza lidhet me operacionin e zhvilluar më 5, 6 dhe 7 mars 1998 në lagjen Jasharaj, ku forcat serbe dyshohet se rrethuan zonën, vranë civilë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, si dhe morën peng dhe keqtrajtuan të mbijetuarit.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë, të pandehurit kishin role të ndryshme në planifikimin, organizimin, komandimin dhe zbatimin e operacionit ushtarako-policor.

Në mesin e të akuzuarve janë ish-krerë të lartë të strukturave serbe të sigurisë, përfshirë Jovica Stanishiqin, Vlastimir Gjorgjeviqin, Sreten Llukiqin dhe Milorad Ulemekun, i njohur me nofkën “Legia”.

Të akuzuarit në këtë rast janë Jovica Stanishiq, Vlastimir Gjorgjeviq, Sreten Llukiq, Goran Radosavljeviq, Milorad Ulemek, Zhivko Trajkoviq, Zoran Simoviq, Spasoje Vuleviq, Branko Çurçiq, Zhelimir Mrdalj, Radislav Staleviq, Vlado Todoroviq, Branko Prljeviq, Radosllav Mitroviq, Milivoje Stojilkoviq, Srgjan Iliq dhe Nenad Stojkoviq.

Në aktakuzë përfshihen gjithashtu Bozhidar Filiq, Zharko Barkoviq, Çedomir Bozhoviq, Zharko Rokviq, Dushan Ivanoviq, Staleta Mojsiloviq, Vuçina Janiçijeviq, Milan Leçiq, Radomir Çoliq, Srgjan Peroviq, Nenad Milaçiq, Veljko Radenoviq, Dragan Zhivanoviq, Obrad Stevanoviq, Branko Gjuriq, Ljubinko Cvetiq, Ilija Trajkoviq dhe Milenko Bozhoviq.

Prokuroria pretendon se sulmi në Prekaz ishte operacion i planifikuar dhe i koordinuar, gjatë të cilit u përdor armatim i rëndë kundër shtëpive ku ndodheshin anëtarët e familjes Jashari.


Hetimet për këtë rast kanë zgjatur disa vjet, ndërsa të gjithë të pandehurit ndodhen në arrati dhe jashtë juridiksionit të Kosovës. Për këtë arsye, procedura ndaj tyre pritet të zhvillohet sipas dispozitave për gjykimin në mungesë.

Aktakuza tashmë pritet të shqyrtohet nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili do të vendosë për hapat e mëtejmë të procedurës penale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit