Mehmetaj hedh poshtë pretendimet në video, paralajmëron padi për montim

Lirim Mehmetaj, gazetar i VOX Kosova, ka mohuar pretendimet për konsumim të lëndëve narkotike, siç u pretenduar përmes një videoje të publikuar në një faqe në Facebook.

Mehmetaj ka treguar se videoja është e vjetër dhe se pretendimet nuk qëndrojnë.

“Para një viti e kam pas publiku një video ku tregoj se si selia qendrore e partisë Guxo është fantom, nuk ekziston hiç.

Atë video e paska marrë e përpunu njëfarë faqe në Facebook, i ka futë efekte dhe ka bo montim, se kinse unë aty jam duke marrë substanca.

Me ju thanë që nuk e kam pritë edhe këtë nivel putinist të propagandës, ju rrej. E kam pritë.

Por, këtë nuk do ta lë të kalojë si video-montimet e tjera.

Sepse aludimi është fort i fëlliqtë dhe prekë diçka të paprekshme për mua.

Unë ftoj organet e rendit që me urgjencë me e trajtu këtë situatë. I ftoj që një minutë e më parë t’i thërrasin në përgjegjësi para ligjit, njerëzit që e kanë bërë këtë montim.

Gjithsesi, ky nuk do të jetë rast që do ta trajtoj si montimet e tjera as unë personalisht.

Unë po shpresoj që nesër e kuptoj që këtu ka mbetë një trohë ligji. Po nëse jo, kemi edhe opsione të tjera” – ka shkruar Mehmetaj.

Pas reagimit të Mehmetajt, ka reaguar edhe avokati i gazetarit Mehmetaj, Arianit Koci, duke paralajmëruar inicim të rastit në polici.

”Në cilësinë e avokatit të Lirim Mehmetaj, njoftoj se nesër do ta paraqesim në Policinë e Kosovës rastin e videos së manipuluar që po shpërndahet në Facebook.

Videoja burimore është publikuar para rreth një viti dhe kishte të bënte me adresën e paraqitur si seli qendrore e partisë Guxo.

Tani, ajo video është përpunuar me efekte dhe është publikuar në një formë që krijon aludimin se Lirim Mehmetaj po përdor substanca narkotike.

Ky aludim është i pavërtetë. Një situatë e tillë nuk ka ndodhur.

Manipulimi i pamjeve për ta diskredituar një gazetar është sulm i rëndë ndaj integritetit të tij personal dhe profesional. Këshilli i Evropës i përfshin fushatat e diskreditimit ndër rreziqet dhe presionet me të cilat përballen gazetarët.

Në këtë rast, kemi të bëjmë me përpjekje për vrasjen publike të karakterit të një gazetari.

Ky montazh ka kaluar çdo kufi. Dëmi shkon përtej Lirim Mehmetajt. Nëse një fabrikim i tillë kalon pa përgjegjësi, nesër, me të njëjtën metodë, mund të goditet kushdo. Prandaj, kjo përbën rrezik për krejt shoqërinë.

Personat e përfshirë janë identifikuar. Emrat e tyre dhe provat që i kemi siguruar, nesër do t’ia dorëzojmë Policisë së Kosovës.

Poashtu, do të kërkojmë që roli dhe veprimet e secilit të hetohen deri në fund” – shkroi Koci.

Mehmetaj është një nga gazetarët më të njohur dhe të ndjekur në skenën mediale, ndërsa në të kaluarën ishte pjesë edhe e emisionit “Debat Plus” në cilësinë e analistit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit