Prokuroria Speciale njofton dorëzimin e aktakuzës për krime lufte në lagjen e Jasharajve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për media, ku pritet të bëhet e ditur dorëzimi i aktakuzës për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, konferenca do të mbahet sot, në orën 13:30, në ambientet e këtij institucioni.


Sulmi i forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, la të vrarë 55 persona, përfshirë 22 anëtarë të familjes së ngushtë të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Prokuroria Speciale nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me aktakuzën, ndërsa më herët kishte paralajmëruar se së shpejti do të ngrinte aktakuzë për masakrën në Prekaz.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit