Refuzimi nga LVV për Presidente, Osmani: “Ka qenë zgjedhje e tyre, s’donin bashkëpunim, s’donin stabilitet”

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Vjosa Osmani, komentoi refuzimin e LVV-së për propozimin e emrit të saj për presidente të vendit që e çoi Kosovën në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare.

Osmani tha se në Kosovë tashmë janë krijuar rrethana të reja dhe se politikanët duhet të pranojnë rezultatin elektoral për të formuar institucionet e reja të vendit.


“Ka qenë zgjedhje e tyre, nuk kanë dashur bashkëpunim, nuk kanë dashur një mandat të dytë, nuk kanë dashur stabilitet. Është çështje e mbyllur, tashmë jemi duke folur për rrethana komplet të tjera në këta numra që janë të cilët janë vullnet i qytetarëve të Kosovës dhe ne nuk mund të krijojmë me realitet tjetër. Duhet të pranohet rezultati elektoral. Duhet të pranohet që qytetarët e Kosovës i kanë dhënë këta numra”, tha ish-presidentja Vjosa Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit