Rita Ora ka ndarë me ndjekësit një seri fotografish nga pushimet verore, duke tërhequr vëmendjen me një bikini të vogël me shkëlqim.
Këngëtarja 35-vjeçare shqiptare u shfaq në disa prej fotografive pranë një veture luksoze, ndërsa pamjen e kompletoi me një shami të gjelbër me motive, syze me kornizë të bardhë dhe bizhuteri në ngjyrë ari.
“Verë, të lutem mos ik ende”, shkroi Rita krahas albumit me fotografi që përmbledhnin disa nga momentet më të veçanta të pushimeve të saj.
Në publikim u shfaq edhe bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, 51 vjeç, me të cilin Rita shihej duke hipur në një avion privat. Albumi përfshinte gjithashtu momente nga mbrëmjet me miq dhe darkat e çiftit.
Rita rikthehet te thashethemet e vjetra për Beyoncé dhe Jay-Z
Fotografitë e reja vijnë pak pasi Rita Ora foli sërish për thashethemet e vitit 2016, kur emri i saj u përfshi në spekulimet rreth personazhit “Becky with the good hair” në këngën “Sorry” të Beyoncé.










