Hoti i kundërpërgjigjet Abdixhikut: Nuk mund të mbështesim kandidaturën vetëm për hir të një marrëveshjeje politike

Mesazhi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dukshëm ishte drejtuar ndaj deputetit të kësaj partie, Avdullah Hoti, i cili ishte i pari që kundërshtoi hapur marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidaturën për president.


Hoti ka theksuar se kandidatura e propozuar nuk përfaqëson interesat politike dhe parimore të LDK-së dhe elektoratit të saj.

“Kjo kandidaturë nuk pasqyron interesat politike dhe parimore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe elektoratit të saj. Përkundrazi, mënyra se si është imponuar kjo zgjidhje krijon përshtypjen se LDK ka penguar edhe kandidatura të tjera politike, vetëm për t’i hapur rrugë një kandidature që, në thelb, është po ashtu politike. LDK duhet të ketë një qëndrim të qartë, të pavarur dhe të përgjegjshëm. Nuk mund të mbështesim një kandidaturë vetëm për hir të një marrëveshjeje politike, nëse ajo nuk përfaqëson parimet, interesat dhe pritjet e elektoratit të LDK-së”, ka deklaruar Hoti.


Ndërkohë, gjatë ditës së sotme është zhvilluar edhe një takim i radhës mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, por pa ndonjë sukses.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit