Vrasja me thikë në Mitrovicë, Arben Spasollit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit Arben Spasollit, i cili dyshohet për vrasjen e Erduan Ibrahimit dhe plagosjen e vëllait të tij, Shaban Ibrahimi.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj, ka konfirmuar për Sinjalin se masa e paraburgimit ndaj Arben Spasollit është vazhduar deri më 25 tetor 2026.

Sipas aktvendimit të Gjykatës, masa e paraburgimit i llogaritet nga 25 gushti deri më 25 tetor 2026.


Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për rastin dhe kishte zbuluar se personi i arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale është Arben Spasolli.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 27 maj 2026 në rrugën “Adem Voca”, në Lagjen e Romëve në Mitrovicë.


Arben Spasolli dyshohet se i kishte sulmuar me thikë vëllezërit Erduan dhe Shaban Ibrahimi. Erduan Ibrahimi kishte pësuar plagë të rënda në fyt dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk kishte arritur të mbijetonte.

Vëllai i tij, Shaban Ibrahimi, kishte mbetur i plagosur dhe ishte transferuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Gjendja e tij ishte raportuar jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes kishin intervenuar hetuesit rajonalë dhe ekipet e kriminalistikës, ndërsa ishte sekuestruar edhe thika që dyshohet se ishte përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.

Rasti është duke u hetuar si “Vrasje e rëndë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit