Një këmbësor 17-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Ferizaj-Prishtinë, më saktësisht në Veternik.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për media se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30.
Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).








