Analisti politik, Ilir Deda, ka komentuar zhvillimet e fundit politike lidhur me çështjen e presidentit dhe qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së kundër marrëveshjes së kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, me Albin Kurtin.
Deda ka thënë se kjo situatë tregon se LDK-ja është shumë e përçarë dhe, sipas tij, mënyra se si Abdixhiku po e menaxhon partinë lë shumë për të dëshiruar.
“Kjo tregon që partia është shumë e përçarë dhe s’ka kohezion të brendshëm”, ka deklaruar Deda.
“Mënyra se si po e menaxhon partinë, lë shumë për të dëshiruar”, ka thënë Deda.








