“Një President për të gjithë”, Kusari kërkon votën për Bekim Sejdiun

Kryetarja e partisë Alternativa, parti kjo që është në kualicion me Lëvizjen Vetëvendosje, Mimoza Kusari I ka ftuar të gjithë deputetët ta mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut, një President për të gjithë Kosovën, që respekton Kushtetutën, forcon institucionet dhe bashkon qytetarë.

Ajo ka shkruar në Facebook se kandidatura e Prof. Dr. Bekim Sejdiut meriton mbështetje, sepse Kosovës i duhet një President që përfaqëson shtetin përtej ndarjeve partiake.

“Me përvojë si profesor i së drejtës, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, diplomat dhe Ambasador i Kosovës, Prof. Sejdiu sjell integritet, profesionalizëm dhe përvojë institucionale. Në këtë moment, zgjedhja e Presidentit duhet të jetë mbi interesat partiake. Duhet të jetë zgjedhje për Republikën”, ka shkruar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit