Kush është Bekim Sejdiu, emri për të cilin Kurti dhe Abdixhiku janë pajtuar për president

Bekim Sejdiu është emri për të cilin kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë pajtuar në kuadër të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.


Sejdiu, i lindur në vitin 1974, ka një karrierë të gjatë në drejtësi, diplomaci dhe akademi. Ai ka shërbyer si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ndërsa para emërimit në këtë pozitë ka ushtruar edhe funksione të ndryshme në diplomaci.

Në karrierën diplomatike, Sejdiu ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Turqi nga viti 2008 deri më 2012, ndërsa më pas, nga viti 2012 deri më 2014, ka qenë Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Nju-Jork.


Para se të emërohej ambasador, ai ka shërbyer si këshilltar politik në Kabinetin e ministrit të parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Përveç angazhimit në drejtësi dhe diplomaci, Sejdiu është edhe pjesë e botës akademike. Ai është profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës që nga viti 2002.

Studimet juridike i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa më pas ka ndjekur studime pasuniversitare në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Ai ka doktoruar në fushën e studimeve ndërkombëtare dhe diplomatike.


Për zgjedhjen e presidentit në Kuvend kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë. Në dy rundet e para, kandidati duhet të marrë dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve, përkatësisht 80 vota.

Në rundin e tretë, për zgjedhjen e presidentit mjafton shumica e të gjithë deputetëve, pra 61 vota.


Në këtë fazë, Bekim Sejdiu mbetet emri për të cilin Kurti dhe Abdixhiku kanë arritur dakordim, ndërsa mbetet për t’u siguruar mbështetja e nevojshme parlamentare për zgjedhjen e tij në postin e presidentit të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit