Tentoi të fshihej pas derës, historia e kapjes së Ratko Mladiqit

Krimineli i dënuar i luftës, Ratko Mladiq, ka vdekur në njësinë e paraburgimit të Kombeve të Bashkuara në Hagë, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga një zyrtar i OKB-së.

Mladiq u arrestua më 26 maj 2011 në fshatin Lazarevo të Serbisë, pasi kishte kaluar 16 vjet duke iu fshehur drejtësisë. Arrestimi ishte kryer gjatë një operacioni të koordinuar nga Agjencia serbe e Sigurisë dhe Informacionit dhe Shërbimi për Hetimin e Krimeve të Luftës.

Ish-kreu i ekipit serb për kapjen e të arratisurve të kërkuar nga Tribunali i Hagës, Vladimir Vukçeviq, kishte treguar se autoritetet kishin vëzhguar një tubim familjar në Lazarevo, duke dyshuar se dikush po fotografonte familjarët për t’ia dërguar pamjet Mladiqit në Bosnjë.

Pasi personi i dyshuar si korrier nuk doli nga shtëpia, policia ndërhyri. Sipas Vukçeviqit, Mladiq tentoi të fshihej pas një dere dhe fillimisht nuk u njoh nga policët. Në tavolinë u gjetën dokumente me emrin e tij, ndërsa ai më pas e pranoi identitetin.

Para ekstradimit në Holandë, autoritetet serbe i kishin lejuar Mladiqit ta vizitonte varrin e vajzës së tij, Ana, e cila kishte kryer vetëvrasje në vitin 1994.


Në nëntor të vitit 2017, Tribunali i Hagës e dënoi atë me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Vendimi u konfirmua në shkallën e dytë më 8 qershor 2021.

Mladiq u shpall fajtor për gjenocidin në Srebrenicë, përndjekjen e boshnjakëve dhe kroatëve, terrorizimin e qytetarëve të Sarajevës dhe marrjen peng të pjesëtarëve të UNPROFOR-it.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit