“Kasapi i Bosnjës”, krimineli i luftës, Ratko Mlladiq, ka vdekur në moshën 85 vjeçare, në qelinë e burgut në Hagë. Kështu raportojnë mediat serbe, transmeton Klix.ba.
Mlladiq kishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore në javët e fundit.
Ratko Mlladiq, me origjinë nga Kalinoviku, u dënua përfundimisht në qershor 2021 para Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë për gjenocid në Srebrenicë, persekutim të popullsisë civile, shfarosje dhe vrasje, deportim dhe akte çnjerëzore, terrorizëm dhe sulme të paligjshme në Sarajevë dhe marrjen peng të ushtarëve të OKB-së. Gjykata e shpalli atë fajtor për 10 nga 11 akuzat e aktakuzës.








