Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e mbajtur të enjten, ka refuzuar kërkesën e gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqje të dorëheqjeve nga sistemi gjyqësor.
Me 9 vota për, një kundër dhe një abstenim, u refuzua kërkesa për kthimin e gjyqtarëve dhe stafit serb. Kundër votoi anëtarja Ivana Milenkoviq kurse abstenoi kryesuesi Rrustem Thaqi.
Emrat e të dorëhequrve dërgohen te ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu për lirim nga detyra.








