Nehat Shaqiri: Qysh kanë mujt me i besu Shehollit gjithë ky rrjet i gjerë i njerëzve?

Gazetari Nehat Shaqiri, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet rreth Fatmir Shehollit dhe marrëdhëniet e tij me figura të ndryshme publike.

Shaqiri ngre pikëpyetjen se si ka qenë e mundur që Sheholli të ketë krijuar një rrjet kaq të gjerë njerëzish që i kanë besuar, duke përmendur politikanë, parti politike, liderë politikë, pronarë mediash, analistë, gazetarë dhe moderatorë.

“A po e shihni skandalin me Fatmir Shehollin?”, shkruan Shaqiri, duke theksuar se disa prej personave që kanë pasur kontakte dhe miqësi me Shehollin janë “befasuar” pse materialet ua ka dhënë pikërisht atyre, ndërsa disa të tjerë nuk kanë reaguar fare.

Ai kritikon edhe mënyrën se si, sipas tij, disa prej miqve të Shehollit kanë nxitur persona të tjerë nga rrethi i tyre politik apo shoqëror të reagojnë, duke e zhvendosur vëmendjen te persona që, sipas Shaqirit, nuk kanë lidhje me Shehollin.

Shaqiri përmend gjithashtu deklarimet e bëra publikisht nga Sheholli për të kaluarën e tij në UDB dhe SHIK, duke ngritur pyetjen se përse disa persona vazhdojnë ta minimizojnë çështjen.

“Madje, befasohen pse u arrestua, ku shprehen se Kosova ia kish pa hajrin nëse ai ishte jashtë”, shkruan Shaqiri.

Në fund, drejtori i GazetaKosova.net e rikthen vëmendjen te pyetja kryesore që, sipas tij, kërkon përgjigje:

“Qysh kanë mujt me i besu Shehollit gjithë ky rrjet i gjerë i njerëzve?”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit