Dy shokë të klasës së 15-vjeçares Nastia kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani, ndërsa vajza, e cila po udhëtonte me ta, ka arritur të mbijetojë pas disa operacioneve të rënda.
Nastia për ditë të tëra nuk e dinte se dy miqtë e saj kishin vdekur. Ajo ishte në gjendje të rëndë dhe kishte humbur vetëdijen pas aksidentit.
Kur gjendja e saj u përmirësua dhe ajo u zgjua, babai u përball me detyrën e dhimbshme për t’ia treguar vajzës se dy shokët e saj të klasës nuk jetonin më.
Sipas mediave gjermane, të rinjtë po udhëtonin në një veturë të tejmbushur, gjatë një udhëtimi që nuk ishte i lejuar, kur ndodhi aksidenti fatal.
Ndërkohë, hetimet për ngjarjen tragjike janë ende duke vazhduar, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditura edhe detaje të reja rreth aksidentit.








