Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, Policia arreston edhe të dyshuarin e katërt, detaje

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar edhe të dyshuarin e katërt për vjedhjen e rëndë në Leposaviq.

Në njoftim shtohet se, i dyshuarit, L.B. (i mitur), është arrestuar në pikën kufitare Jarinjë, në hyrje të Republikës së Kosovës, ku gjatë kontrollit, tek i njëjti janë gjetur 5,750 euro dhe 2,000 dinarë, që dyshohet se janë të përfituara nga rasti i vjedhjes.


Njoftimi:

Informacion shtesë: Policia në Veri arreston edhe personin e katërt të dyshuar për “Vjedhje të rëndë” në Leposaviq

Mitrovicë Veri, 22.08.2026
Në vazhdimësi të njoftimit të datës 21.08.2026 lidhur me rastin e “Vjedhjes së rëndë”, të raportuar në Leposaviq, ku nga një shtëpi ishin vjedhur 12,000 euro, 40,000 dinarë dhe dy zinxhirë ari, Policia ka arritur të arrestojë edhe personin e katërt të dyshuar.

I dyshuari L.B. (i mitur), është arrestuar në pikën kufitare Jarinjë, në hyrje të Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit, tek i njëjti janë gjetur 5,750 euro dhe 2,000 dinarë, që dyshohet se janë të përfituara nga rasti i vjedhjes.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt.


Policia mbetet e përkushtuar që personat që kryejnë vepra penale të arrestohen dhe të sillen para organeve të drejtësisë.

Për çdo rast të dyshimtë, qytetarët ftohen të raportojnë në numrin 192.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit