Drita Stublla dhe Amir Rrahmani kurorëzojnë dashurinë, dalin pamjet e para

Drita Stublla dhe Amir Rrahmani kanë kurorëzuar dashurinë e tyre dyvjeçare me martesë.

Dyshja, e cila prej kohësh e ka mbajtur lidhjen larg vëmendjes publike, ka vendosur kësaj radhe të ndajë me ndjekësit momente nga një prej ditëve më të veçanta të tyre.

Dashuria e tyre mori një tjetër hap më 30 maj, kur Rrahmani i propozoi Dritës në ishullin e Sicilisë në Itali. Pas propozimit, dyshja duket se ka marrë një vendim spontan për t’u martuar zyrtarisht gjatë muajit korrik.

Në fotografitë e publikuara nga kurorëzimi, Drita ka ndarë edhe disa nga prapaskenat e asaj dite të veçantë, duke treguar me humor se gjithçka ndodhi shumë shpejt.

“Pas propozimit, vendosëm papritur të martoheshim një ditë në korrik, e më pas u kthyem në shtëpi dhe fjetëm një gjumë”.

Drita, e cila shpesh ka bërë shaka me faktin se është mjaft e rezervuar në publik dhe se fotografi me partnerin publikon vetëm “një herë në dy vite”, kësaj radhe ka ndarë me ndjekësit momente nga një prej ditëve më të rëndësishme të jetës së saj.

Ndërkohë, prej disa javësh ajo kishte ndryshuar edhe mbiemrin në profilin e saj në Instagram, duke u shfaqur si Drita Stublla Rrahmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit