Ura e Ibrit, Kurti: Sot takohem me komandantin e KFOR-it

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se institucionet e Kosovës po mbajnë kontakte të vazhdueshme me KFOR-in lidhur me situatën dhe çështjen e Urës së Ibrit.

Ai ka bërë të ditur se gjatë pasdites së sotme pritet të zhvillojë një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ku një nga temat e diskutimit do të jetë edhe hapja e urës.

“Për marrjen nën kontroll të urës, jemi në komunikim me KFOR-in. Kam një takim në Kryeministri me Ulutash. Pra, jemi në komunikim të përditshëm, qoftë Kryeministria, qoftë Ministria e Brendshme”, tha Kurti në konferencën për media.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit