Policia e Kosovës, njoftoj për një rast të ekstradimit nga Kosova për në Spanjë, i cili kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, për veprën penale ‘rrëmbim i fëmijës’.
Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Spanjës.
“I dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Spanjës për veprën penale ‘rrëmbim i fëmijës’. Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Spanjës”, thuhet në njoftim.








