Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar ato si shkelje të Kushtetutës dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Çitaku tha se shkelja e Kushtetutës nuk duhet të shndërrohet në normë dhe normalitet, ndërsa akuzoi Vetëvendosjen se po e mban peng funksionimin e institucioneve të Kosovës.
“Në një demokraci parlamentare, dialogu, debati, pajtimet dhe mospajtimet janë normale. Por ajo që nuk është normale është shkelja e Kushtetutës. Nuk guxon të shndërrohet në normë e normalitet. Kushtetuta është mbi çdo parti. Kanë kaluar 555 ditë nga zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025. Ne flasim për pozita e poste të pushtetarëve, ndërsa na pamundësohet të flasim për hallet e qytetarëve. E ftojmë deputetin Kurtin, deputeten Haxhiu dhe të gjithë ata që po e mbajnë peng Kuvendin, që të mundësojnë konstituimin e tij”, tha ajo.
Çitaku iu përgjigj edhe deklaratës së deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila më herët kishte thënë se, nëse ka shkelje, çështja duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Nuk pranojmë leksione nga Vetëvendosje. Ata nuk brengosen fare që e shkelin Kushtetutën”, u shpreh Çitaku.








