Gjendet i vdekur 20-vjeçari francez në Ksamil, dyshohet se është goditur me thikë

Një 20 vjeçar francez është gjetur pa shenja jete rreth orës 05:15 në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil.

Sipas të dhënave paraprake, i riu Miguel Mendes dyshohet se është goditur me thikë, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Policia dyshon se autor i ngjarjes është  29-vjeçari Sokrat Vata, banues në Has, i cili dyshohet se është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për dokumentimin ligjor të saj.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të konfliktit dhe rrethanat që çuan në vdekjen e të riut francez.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit