Abdixhiku refuzon takimin me Haxhiun: “Takohemi vetëm me Kurtin”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Abdixhiku ka thënë se Haxhiu është deputete dhe se LDK-ja nuk do të zhvillojë takim me të në këtë format.

Sipas tij, për çështjet politike dhe tejkalimin e ngërçit institucional, LDK-ja është e gatshme të takohet vetëm me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.


Refuzimi i ftesës vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar, ndërsa partitë politike ende nuk kanë arritur marrëveshje për tejkalimin e krizës institucionale dhe zgjedhjen e presidentit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit