Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, i është përgjigjur ashpër kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, pas deklaratës së këtij të fundit se ngjarjet e fundit në Kuvend ishin ato për të cilat kishte “paralajmëruar”.
“Për çfarë skenari po paralajmëron?”, është shprehur Ramadani, duke theksuar se diskursi i përdorur nga eksponentët e VV-së përmban paralajmërime me prapavijë të rrezikshme.
Postimi i tij i plotë:
Për çfarë skenari po paralajmëron Avni Dehari?
Formulimet e tilla të VV-së janë paralajmërime ogurzeza për diçka që veç ata e dinë.
Pse?
Pse po bllokojnë dhe paralajmërojnë konflikte fizike?
Secili mund të kemi mendime pse po e bëjnë, por Avni Dehari DUHET të përgjigjet në prokurori për këtë deklaratë.








