Ekstradohet shtetasi i Kosovës nga Kroacia, kërkohej për përfshirje në dhunim

Policia e Kosovës ka ekstraduar nga Kroacia për në Kosovë një shtetas të Kosovës , pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë për përfshirje në veprën penale “Dhunimi”.


Policia tha se ekstradimi u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një ekstradim nga Kroacia për në Kosovë falë bashkëpunimit të ndërsjellë.

Pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për procedura të mëtutjeshme ligjore.

Policia e Kosovës u zotua se do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit