“Nëse nuk kryen marrëdhënie me mua, t’i publikoj videot intime” – gruaja denoncon bashkëshortin për shantazh në Klinë

Një rast i rëndë i shantazhit dhe dhunës në familje është denoncuar në Klinë, ku një grua ka deklaruar në Polici se po kërcënohet nga bashkëshorti i saj me publikimin e videove intime.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari është R. Z. rreth 33-vjeçar, ndërsa viktima M. Z. rreth 29-vjeçare.

Rasti është raportuar më 13 gusht, rreth orës 12:20, kur viktima është paraqitur në Stacionin Policor në Klinë dhe ka denoncuar bashkëshortin e saj, i cili aktualisht ndodhet jashtë Kosovës, përkatësisht në Kroaci.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gruaja ka deklaruar se bashkëshorti e kishte shantazhuar përmes telefonit, duke e kërcënuar se do t’ia publikonte disa video intime nëse ajo nuk pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Rasti merr peshë edhe më të madhe pasi, sipas të dhënave të siguruara, çifti aktualisht ndodhet në proces gjyqësor për shkurorëzim.

Për denoncimin është njoftuar Prokurorja kujdestare, e cila ka udhëzuar inicimin e rastit për “Shantazh” dhe “Dhunë në familje”.

Meqë i dyshuari ndodhet jashtë Kosovës, atij i është lënë ftesë për paraqitje në Stacionin Policor në Klinë.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit