“Ekziston rreziku i …”, Gjykata jep detaje nga vendimi për paraburgosjen e Skender Llugiqit që kërcënoi Haradinajn

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj personit që në sallën e Kuvendit dy ditë më parë bëri thirrje për pushkatim të deputetit Ramush Haradinaj.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Skender Llugiqi duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që, në rast se i pandehuri lihet në liri, ai të arratiset me qëllim të shmangies dhe fshehjes nga përgjegjësia penale, duke u bërë i paarritshëm për organet e drejtësisë.


Një rrethanë e tillë do ta pamundësonte sigurimin e pranisë së tij dhe do të pengonte zhvillimin e rregullt dhe efikas të procedurës penale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit