Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm pranë kinemasë në Shkodër, ku një person i moshuar ka rënë nga kati i dytë i një pallati.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, si dhe ambulanca.
I moshuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mësohet se ka frakturë në këmbë dhe është nën kujdesin e mjekëve në gjendje të stabilizuar shëndetësore, shkruan Ancmews/al
Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.








